Uzuni kthehet në legjendë tek Granada! – VIDEO

0

SPANJE – Myrto Uzuni tashmë mund të konsiderohet legjendë e Granadas. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish golin në La Liga 2, këtë herë kundër Almerias, në fundin e pjesës së parë, në një takim të vlefshëm për javën e 17-të.

Më këtë finalizim, Myrto Uzuni arrin në kuotën e 44 golave për klubin andaluzian, aq sa ka shënuar Jusef El Arabi, që më parë luante me Granadën, si lojtari me më shumë gola në historinë e klubit.

Ndryshe nga marokeni që këtë shifër golash në 134 takime, Uzuni ia ka dalë në sfidën e 102-të të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu