Uzuni nderohet në Spanjë, 100 ndeshje me Granadën!

0

SPANJE – Myrto Uzuni është nderuar para tifozëve të tij për 100 ndeshjet e arritura me Granadën në Spanjë.

Sulmuesit të Kombëtares shqiptare iu organizua një ceremoni speciale në ndeshjen e javës së 16-të të Granadës me Cadiz.

Të gjithë të pranishmit në stadium u ngritën në këmbë dhe duartrokisnin për Uzunin. Ndërkohë që për këtë sfidë sulmuesi shqiptar është preferuar ta nisë nga stoli.