Vajza e Eminem martohet dhe nxjerr fotot e ceremonisë. Pse mungonte reperi?

0

Vajza e madhe e Eminem, Alaina Marie Scott është martuar me partnerin e saj Matt Moeller. Motra më e vogël e Alaina, Hailie Jade Mathers ishte edhe shoqëruesja e saj në ditën e shënuar.

Ishte vetë Scott, e cila postoi foto në rrjetet sociale nga dasma, të shoqëruara me diçiturën

“9 Qershor 2023, një nga ditët më të bukura të jetës time. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im gjithmonë do të gjejë tëndin”.

Scott dhe Moeller u fejuan në Dhjetor të vitit 2021. Babai i saj, Eminem nuk ishte i pranishëm në fotot e dasmës të postuara në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, legjenda e muzikës “rap” e adoptoi Alaina kur ajo ishte fëmijë, ndërsa nëna e saj biologjike, e cila ka ndërruar jetë është motra e ish-gruas së reperit, Kim Scott.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu