Askush nuk u dënua, vetëm vajza ime me burg të përjetshëm”, ka shkruar Manos Paraskakis
Babai i Melinës 4-vjeçare, Manos Paraskakis, ka shokuar sërish me postimin e tij 6 vite nga vdekja tragjike e vogëlushes.
Melina vdiq gjatë një operacioni dhe asnjë nga kirurgët nuk mori përgjegjësi për vdekjen e saj.
Babai i saj preku me letrën e shkruar, ku thotë se askush nuk mori burg por vajza e tij u dënua përjetësisht.
Postimi i Manos Paraskakis:
MELINA
29-12-2015
Për ata që nuk e dinë.
Për ata që nuk e mbajnë mend. Për ata që e kanë harruar.
“Unë perkujtoj vdekjen e saj në 29 dhjetor. Vajza ime do kryente nje operacion shume te thjeshte ne hunde, pa asnje rrisk.
Zotërinjtë, shumica e të cilëve e dinë, që ishin në sallën e operacionit, e vrane nga pakujdesia.
Pasi më gënjyen në spitalin Venizelio në Heraklion, e transferuan në Spitalin Universitar edhe në Heraklion ku edhe vdiq.
Njeriu nuk ka guxim për të marrë përgjegjësi. Ndoshta fajin e kishte Melina. Askush nuk do të shkojë në burg, askush nuk do të dënohet,
por Melina u dënua me burgim të përjetshëm.
Në varr. Unë dhe familja ime e dimë se çfarë jetojmë çdo ditë. Edhe nëse nuk e shihni ose më lejoni të mos e shfaq këtu. Nuk e di si më ka vdekur fëmija.
Askush nuk flet hapur. Edhe sikur të doja të falja dikë nuk mundem pasi askush nuk më ka thënë asgjë.
Kirurgë, anesteziologë, të gjithë!
Vetëm gënjeshtra!
Pra kam vetëm inat brenda meje.
Shpresoj që askush të mos jetë në vendin tim.
Por mendoni se mund të jetë fare mirë secili prej jush, ose se në të ardhmen do të ishte dikush në pozicionin tim që do të humbiste dikë të tijin për shkak të një gabimi mjekësor.