Vajza e Robert Alisë fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

0

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Vajza e artistit, Rober Aliaj shkëlqeu në “The Voice Kids” në Belgjikë, duke rrëmbyer kështu trofeun.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Në finale Gala performojë dy këngë të Elton John. Vajza e talentuar bëri historinë me këtë fitore mëse të merituar në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.

Fitorja e këngëtares shqiptare u përkrah nga gjithë Belgjika në “The Voice”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu