Vajza në Ukrainë, familja në Moskë: Nëna ime nuk e beson luftën këtu, thotë që ushtarët po vrasin vetë popullin, dëgjon ato që thuhet në TV

0

Oleksandra është strehuar në banjën e banesës së saj në qytetin verilindor të Kharkiv me katër qentë e saj që nga fillimi i granatimeve.

25-vjeçarja ka folur rregullisht me nënën e saj, e cila jeton në Moskë, Rusi.

Por gjatë këtyre bisedave – dhe madje edhe pasi dërgoi video nga vendlindja e saj e bombarduar rëndë – Oleksandra nuk është në gjendje të bindë nënën e saj për rrezikun në të cilin ndodhet.

“Nuk doja t’i trembja prindërit e mi, por fillova t’u them drejtpërdrejt se civilët dhe fëmijët po vdesin,” thotë ajo.

Ajo shton se edhe pse prindërit e saj shqetësohen për të, “ata ende thonë se ndoshta ndodh vetëm rastësisht, se ushtria ruse nuk do të synonte kurrë civilët. Se janë ukrainasit ata që po vrasin njerëzit e tyre”.

Oleksandra thotë se nëna e saj përsërit rrëfimet e asaj që dëgjon në TV shtetëror rus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu