Vajza vdiq nga zjarri në shtëpi, Bashkia e Dropullit i jep 1 milionë lekë familjes

0

Bashkia e Dropullit i ka dhënë familjes Ndrico 1 milionë lekë, e cila humbi vajzën e saj 12-vjeçare Krisanthinë pas djegies së banesës në 28 nëntor në fshatin Derviçan.

E ndjera u asfiksua si pasojë e tymit të zjarrit, që u shkaktua nga një qiri në banesë, pasi mungonte energjia elektrike. Viktima u fsheh në tualetin e shtëpisë për t’i shpëtuar flakëve, por për fat të keq u asfiksua.

Zjarri u ndez në kuzhinën e katit të parë dhe u përhap në të gjithë banesën duke e djegur totalisht. Ajo ndodhej në banesë me babain e saj, Irakli Ndricon. Të dy u dërguan në spital, por e bija nuk mundi të mbijetonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu