Vajzë apo djalë? Marina Vjollca sjell në jetë beben e saj të parë

0

Vajza është këtu! Marina dhe Getoari janë bërë prindër për herë të parë, sipas burimeve të “VipMagazine”.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme,në Tiranë. Në fund të muajit Gusht, moderatorja e njohur Marina Vjollca konfirmoi shtatzëninë e saj,

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina përkrah fotove të saj.

Në 17 nëntor, ajo u ka treguar gjithë ndjekësve se është në pritje të një vajze, të cilën e quajti me përkëdheli ‘picirukja’.

“Mezi po te presim picirukja jone”,- shkruan Marina.

Kujtojmë se Marinën e shohim çdo të shtunë duke moderuar ‘Klanifornian’.

Në momentin që u prezantua me publikun ajo u shpreh se pritjes së saj për “Klanifornian-n” i erdhi fundi, por njëkohësisht nuk mund të rrinte pa përmendur dhe pritjen e saj që e quajti “pritjen më të ëmbël në botë”.

“Kështu që këtë sezon nuk ta prezantoj vetëm”– tha Marina duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani me ‘Klanifornian’ dhe se a do vazhdojë Marina ta moderojë emisionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu