Vaksina e zhvilluar brenda Turqisë për COVID-19, Turkovac, ka marrë autorizimin për përdorim urgjent nga autoritetet turke. Mediat e huaja raportojnë se ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase Turkovac do të jetë e hapur për përdorim nga fundjava e ardhshme.
“Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”,- tha ministri Koca.