Infermierja nxori vaksinat Pfizer nga frigoriferi për të bërë injektimet, zhduken në mënyrë të mistershme disa doza/Nisin hetimet

0

Misteri mbulon zhdukjen e një shisheje të vaksinës Pfizer nga Qendra Shëndetësore në Peristeri të Greqisë, pasditen e kësaj të mërkure.

Çdo shishkë e vaksinës Pfizer / BioNTech mund të japë deri në 6 doza. Zhdukja u raportua në Departamentin e Sigurisë në Peristeri.

Në dëshminë e saj të parë, një infermiere në Qendrën Shëndetësore tha se ajo nxori shishen (e mbajtur në një temperaturë shumë të ulët) dhe e la në një vend të caktuar për ta përdorur. Por kur u kthye për ta marrë përsëri, shishja nuk ishte aty.

Menjëherë sinjalizoi një alarm dhe u njoftua Departamenti i Sigurisë së Peristeri i cili filloi kërkimi e shishes me dozat për vaksinës.

Nga hetimi i parë i kryer në vend, nuk u gjet asnjë shkelje.

Policia ka mbërritur në Qendrën Shëndetësore dhe pritet të marrë gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-të në vendngjarje për të zbuluar se kush e mori shishkën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu