Qindra shoferë kamionësh protestuan kundër masave të ashpra të qeverisë federale për vaksinimin e detyrueshëm për secilin prej tyre që kalon në kufirin amerikan ditën e djeshme. Në Otava, ata parakaluan me kamionët në kolonë duke shfaqur pakënaqësinë ndaj sjelljes së qeverisë së Justin Trudeau.
“Këto demonstrata janë në rrafshin kombëtar. Për fatin e keq, kanë natyrë polarizuese”, tha shefi i policisë së Otavës Peter Sloly.
Kamionët shkuan deri në goditën e parlamentit të Kanadasë. Edhe pse organizatorët e protestës premtuan se nuk do të kishte incidente të dhunshme, disa pronarëve të biznesve u detyruan të mbyllin më herët bizneset e tyre.
Kjo lëvizje po zgjerohet me shpejtësi. Shoferët e kamionëve në Kanada kanë krijuar një grup të madh në Facebook, ku deri tani kanë regjistruar 250 mijë mbështetës. Ata kanë arritur të grumbullojnë deri tani 4.3 milionë dollarë.
SHBA dhe Kanadaja kanë vendosur vaksinim të detyrueshëm për të gjithë shoferët dhe qytetarët që kalojnë në të dy anët e kufirit. Lëvizja e shoferëve të kamionëve pritet të zgjerohet në shkallë kombëtare.
Burimi: VOA