Vaksinimi me detyrim/ Greqia nga sot nis gjobat, ndëshkohen automatikisht mbi 300 mijë qytetarë

0

Greqia ka bërë me detyrim vaksinën anti-Covid dhe nga sot ka filluar masën e gjobës për personat mbi 60 vjeçarë që nuk janë vaksinuar.

Janë mbi 300 mijë qytetarë mbi 60 vjeç që nuk kanë pranuar të vaksinohen por janë gjobitur automatikisht me 50 euro për këtë muaj dhe më pas dëshkimi për atë që refuzon vaksinën do të jetrë 100 euro për çdo muaj.

Vendosja e gjobës ishte paralajmëruar para 45 ditëve nga qeveria dhe 217000 persona mbi 60 vjeç kryen vaksinimin , por përsëri 10% e kësaj grup moshe ka zgjedhur të mos vaksinohet.
Kryeministri grek Mitsotakis ka theksuar se të gjitha gjobat e mbledhura nga personat e pavaksinuar do të shkojnë në një fond për fuqizimin e sistemit kombëtar të shëndetit.

Orët e fundit përsëri në Athinë ka pasur protesta kundër kufizimeve të COVID-19, ndërsa qeveria jo vetëm këmbëngul ne masat e saj, por po shqyrton zgjerimin e vaksinimit të detyrueshëm për personat e moshës 50 vjeç e lart. Duhet theksuar se nga vaksinimi i detyrueshëm i personave mbi 60 vjeç përjashtohen:

– rezidentë të huaj, të cilët kanë vendim për përjashtimin nga detyrimi i vaksinimit nga Komisionet Shëndetësore për arsye shëndetësore (p.sh. reaksion alergjik të rëndë, alergji të diagnostikuar, histori trombocitopenie etj.)
– ata që janë vaksinuar jashtë vendit
– dhe ata që kanë aplikuar tashmë për vaksinim në shtëpi dhe ende nuk janë vaksinuar.
Gjithashtu para pesë ditësh autoritetet shëndetësore greke miratuan edhe dhënien e një vaksine shtese, dozën e katërt, për njerëzit me sistem imunitar të dobët.
Megjithëse në vend vihet re rënie e rasteve të infektimeve të cilat kanë shkuar në gati 10800 në ditë, autoritetet kanë njoftuar në 24 orët e fundit numër shumë të lartë vdekjesh, 95, në total rreth 22000 si dhe të intubuarish, 680.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu