Të gjitha shkollat në Pekin janë mbyllur sot, pasi qyteti po kalon një valë të rasteve me COVID-19. Asnjë datë nuk u dha se kur do të rihapen pasi qyteti përpiqet të ndalojë një shpërthim më të gjerë të virusit.
Kryeqyteti i Kinës po lufton valën e tij të fundit të infeksioneve, teksa janë raportuar 150 raste me Covid-19 teksa 50 prej tyre të zbuluar të enjten. Sipas Sky News, nxënësit përbëjnë më shumë se 30 të rasteve totale, me grupe infeksionesh të lidhura me gjashtë shkolla dhe dy kopshte.
Pavarësisht premtimeve të Pekinit për të reduktuar mast kufizuese, ato po qëndrojnën ende në fuqi pasi rastet janë në numër të lartë.