Vala e re e pandemisë, rikthehen vdekjet nga Covid në Kinë

0

Kina raportoi këtë të hënë vdekjen e tre personave në Shanghai si pasojë e Covid, për herë të parë qëkur ky vend futi në fuqi karantinën në fund të marsit. Sipas autoriteteve atje, viktimat ishin të moshës nga 89 deri në 91 vjeç dhe të pavaksinuar.

Zyrtarët e Shangait thanë se vetëm 38% e banorëve mbi 60 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.

Qyteti tani do të hyjë në një raund tjetër testimi masiv, që do të thotë se një bllokim i rreptë do të vazhdojë në javën e katërt për shumicën e banorëve.

Deri më tani, Kina kishte pohuar se askush nuk vdiq nga Covid në qytet, një pretendim që është vënë gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

Vdekjet e ditës së sotme ishin gjithashtu vdekjet e para të lidhura me Covid që u pranuan zyrtarisht nga autoritetet në të gjithë vendin që nga marsi 2020.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu