Vala e tretë e Covid në SHBA: Rekord shtrimesh në spital

0

Numri i pacientëve me Covid  të shtruar në spitalet e Floridës ka shënuar rritje, duke thyer rekordin e valëve të mëparshme të pandemisë. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thanë se 11,515 banorë të Floridës janë aktualisht të shtruar në spital.

Shumica prej tyre janë të rinj dhe më të shëndetshëm se pacientët që u shtruan në spital gjatë valëve të para të Covid. Florida ka shënuar rekord edhe në numrin e rasteve të reja. 1 në 3 raste janë regjistruar në Florida ose Teksas.

Mbi 70% e amerikanëve tani kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid, një moment historik që Presidenti Joe Biden  shpresonte ta arrinte në 4 Korrik. Shkalla e vaksinimit në Florida pasqyron përafërsisht mesataren kombëtare, por është nën normat e shumë shteteve verilindore.

Rreth 50% e banorëve janë vaksinuar plotësisht. SHBA ka regjistruar 630,506 viktima që nga fillimi i pandemisë, 39,000  prej të cilave janë shënuar në Florida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu