Valbona bën gati valixhen për t’u larguar nga BBV

0

Fakti që Armaldo i hoqi të drejtën për të nominuar të tjerët duket se e mërziti shumë Valbonën. Pas kësaj këngëtarja debatoi ashpër me maestron.

Ajo i tha maestros se ai e mori këtë vendim pasi ka xhelozi artistike ndaj saj. Armaldo i tha se nuk pati ndonjë arsye se përse e mori këtë vendim dhe nuk ka aspak xhelozi artistike.

Por duket se debati, edhe situata e krijuar në shtëpi e mërziti aq shumë Valbonën sa ajo donte të largohej. Ishte ora 03:30 kur Valbona mori një valixhe për të bërë rrobat gati për t’u larguar nga shtëpia.
“Ia arriti qëllimit. Bravo i qoftë!”, thotë Valbona për Armaldon.

Valbona bën gati valixhen për t’u larguar nga BBV Por Kjara, Efi, Amos dhe vetë Armaldo ia ndryshuan mendjen Valbonës dhe ajo vendosi të qëndrojë. Kjo është hera e dytë që Valbona përmend largimin nga shtëpia. Edhe herën e parë ajo i tha Armaldos gjatë një debati se është gati të dalë nga shtëpia nëse ai i vendos kushte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu