Valon Behrami nuk do të jetë më lojtar i Genoas

0

Ish-ylli i Napolit, Valon Behrami, ka ndërprerë kontratën me  Genoan  me efekt të menjëhershëm.

Lajmi është konfirmuar nga Blick.

Sipas Blick, kjo ishte e pritshme pasi mesfushori shqiptar ka dështuar te gjejë vend në skuadrën e Genoas.

Trajneri i ri, Alexander Blessin, e ka bërë të qartë gjithashtu se nuk llogarit në Behramin.

Nuk dihet ende se ku do të shkojë mesfushori 36-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë për disa klube të Seria A të interesuara, duke mos përjashtuar as klube nga Serie B.

Ka zëra se Behrami mund të shkojë në Brescia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu