Vapë por s’mungojnë reshjet e shiut në disa zona, parashikimi i motit

0

TIRANË- Java nis me temperatura të larta dhe reshje shiu në disa zona. Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin verilindor.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C. Era do te fryje e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 3 balle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu