Varësia nga rrjetet sociale është një nga problematikat gjithnjë e më shumë në rritje në ditët e sotme, ku diskutimet për këtë çështje po ngrihen në shumë vende të botës.
Orët e qëndrimit në telefon janë shtuar dhe më tepër pas periudhës së pandemisë, ku për shkak të izolimit, koha shpenzohej online.
Pasojat e qëndrimit me orë të zgjatura në rrjetet sociale, shfaqen në komunikimin e përditshëm të të rinjve.
Rrjetet sociale sot po përdoren dhe si një mënyrë e mirë marketingu madje janë kthyer edhe në burim të ardhurash. Problematikë konsiderohet momenti kur individi pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon online duke lënë pas dore angazhimet e përditshmërisë.
Shqetësuese është dhe fakti që janë vet prindërit ata që po i nxisin fëmijët ndaj varësisë nga mediat sociale, duke lejuar përdorimin e telefonave që në moshë të hershme.