SARANDË – Fshati Shelegar përballet prej vitesh me varfërinë. Mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe ekonominë e zonës ka bërë që shumë banorë të ndjekin rrugën e emigrimit. Bujqësia dhe blegtoria sigurojnë të ardhurat e pakta për ta.
Përfundimi i sezonit turistik veror rikthen sërish problemet ekonomike për banorët e fshatit të Shelegarit. Mosha mesatare është mbi 40 vjeç dhe shpopullimi vazhdon ende. Pavarësisht apelit për ndërhyrje nga shteti, Shelegari ndodhet në mëshirën e fatit.





