Vari “këpucët në gozhdë”, lojtarët e Barçës nderojnë Pique me emrin e tij në fanellë

0

Mbrojtësi spanjoll. Gerard Pique është duke e luajtur ndeshjen e fundit si lojtar i Barcelonës në stadiumin mitik “Camp Nou”.

Pique befasoi të gjithë botën e futbollit, e në veçanti drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës kur te enjten njoftoi pensionimin e parakohshëm.

Spanjolli konfirmoi se do të luajë vetëm edhe një ndeshje, këtë të sotmen (e shtunë) ndaj Almerias, para së të varë ‘këpucët në gozhdë’ si 35-vjeçar

35-vjeçari u përzgjodh si titullar dhe kapiten i Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Almerias në kuadër të javës së 13-të në La Liga.

Hyrja e tij në fushën e lojës para ndeshjes, u mirëprit ngrohtë nga të gjithë të pranishmit në Camp Nou, duke e duartrokitur dhe thirrur emrin e tij vazhdimisht.

Ndeshja e fundit si lojtar i Barcelonës u nderua edhe nga bashkëlojtarët të cilit kishin veshur të gjithë nga një fanellë me emrin dhe numrin e tij.

Një legjendë si Pique sigurisht që ia vlen të nderohet në këtë mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu