Varianti Omicron/ Britania kalon në kufizimet e “Planit B”

0

Varianti i ri Omicron ka bërë që edhe Britani të dorëzohet dhe të shtrëngojë masat për parandalimin e përhapjes të një virusi shqetësues jo shumë të njohur. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se do të kalojë në një ‘Plan B’.

Kryeministri u kërkoi njerëzve që të punojnë nga shtëpia kur është e mundur nga 13 dhjetori dhe detyrimi i maskave anti-covid në të gjitha ambjentet e mbylluar. Gjithashtu nga dita e hënë në Mretërinë e Bashkuar për të hyrë në bare, restorante dhe muse do të duhej një vërtetim i të dy dozave të vasinës ose testi i PCR.

Sidoqoftë, Johnson tha se masat e reja “nuk ishin një bllokim” dhe njerëzit “nuk duhet” të anulojnë festat e Krishtlindjeve dhe klubet e natës do të mbeten të hapura. “Plani B” u përcaktua në shtator dhe do të ndihmojë për të trajtuar variantin e ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu