Varianti Omicron dominon në SHBA, përfaqëson rreth 73 % të rasteve

0

Varianti Omicron i koronavirusit po bëhet më dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se rreth 72 për qind e infektimeve të reja vijnë nga ky variant.

Gjithashtu edhe statistikat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë një rritje , gjashtëfish të shkallës së infeksioneve në vetëm një javë.

Kujtojmë se OBSH ka bërë thirrje që të anulohen disa nga organizimet festive , për të parandaluar përhapjen e këtij mutacioni, i cili ka rezultuar se ka një transmetueshmëri më të shpejtë se Delta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu