Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Soumya Swaminathan u bëri thirrje qytetarëve në mbarë botën që të mos frikësohen nga varianti i ri i COVID-it “Omicron”, i cili po përhapet tashmë nëpër botë. Në një intervistë së fundmi, ajo kërkoi që të tregohemi të kujdesshëm rreth përhapjes së virusit të ri, ndërsa pranoi se “Omicron” mund të përhapet më lehtësisht se variantet e tjera të COVID-it dhe ndoshta mund të bëhet dominues.
“Sa të shqetësuar duhet të jemi? Kemi nevojë të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, por jo të na zërë paniku, sepse jemi në një situatë ndryshe nga një vit më parë. Varianti ‘Delta’ llogaritet për 99% të infeksioneve në botë. Ky variant mund të jetë më i transmetueshëm dhe të bëhet dominues në planet. është e mundur të ndodhë, por nuk është mundur të parashikojmë”, deklaroi shkencëtarja e OBSH-së.
Sëaminathan përmendi gjithashtu se njerëzimi duhet të presë ende për të parë se çfarë mund të shkaktojë “Omicron”.
“Na duhet të presim, të shpresojmë që kjo valë të zbutet, por është ender herët për të arritur në konkluzione për këtë variant në tërësi”, shtoi Swaminathan.
Marrë nga “The Hindu”