Vatër e re zjarri në Pogradec, zjarrfikësja has vështirësi për shuarjen e flakëve

0

Shqipëria nuk gjen qetësi nga zjarret. Një vatër e re është shfaqur sot në masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec, e njohur si Guri i Nikës.

Flakët kanë djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi, të cilat favorizohen nga era.

Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat civile.

Ndërkohë, ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore, pasi zjarrfikësja nuk mund të veprojë për shkak të terrenit malor dhe të thyer të zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu