FINIQ- Vatra e zjarrit në zonën mes malit të Malçanit dhe Grazhdanit në Finiq vijon të jetë aktive prej 5 ditësh. Ditën e sotme ka nisur ndërhyrja nga ajri, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Në përpjekje për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.
Gjithashtu bëhet me dije se pritet të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës “Canadair” nga Greqia, që do të ndërhyjë nga ajri për vënien në kontroll të vatrës së zjarrit. Flakët janë përhapur dhe favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn në zonë.