Në një intervistë për Financial Times, kryeministri polak akuzoi Komisionin Evropian se na mban “një armë në kokë” mbi negociatat në lidhje me fondet për programin e rimëkëmbjes së Polonisë dhe kushtëzimin e sundimit të ligjit.
“Këto para duhet të ishin paguar tashmë. Kjo është një shkelje e procedurës nga Komisioni”, shtoi Morawiecki.
Ai gjithashtu kërcënoi se do të hakmerrej duke përfshirë potencialisht kundërshtimin ndaj politikës së BE-së për ndryshimet klimatike. Në intervistë, ai kërkoi që Komisioni të tërhiqte kërkesën për gjobat ditore të paguara nga Varshava për moszbatimin e vendimit të korrikut të Gjykatës së Drejtësisë për pavlefshmërinë e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë Polake.
“Ne do t’i marrim këto para herët a vonë,” tha ai, duke paralajmëruar se sa më vonë t’i marrim, aq më e fortë do të jetë prova se ekziston një trajtim i tillë diskriminues dhe një qasje diktatike nga Komisioni Evropian.