Momenti më tensionues gjatë procesit të shembjes së banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ishte vendosmëria e një të riu për të penguar prishjen e banesës së tij. Duke treguar revoltë dhe kundërshtim për vendimin e marrë nga Bashkia e Tiranës, për shembjen e banesave që preken nga projekti i Rindërtimit, djali i identifikuar si Ledion Mziu, u ngjit sipër çatisë duke dashur të hidhej.
Ai u lidh me pranga dhe qëndroi për një periudhë të gjatë sipër çatisë. U desh ndërhyrja e forcave Shqiponja që të neutralizonin të riun, që nuk dukej se do të zbriste poshtë në asnjë moment. Më shumë se 10 efektivë të Shqiponjave u ngjitën në shkallë, e më pas kaluan nga dritaret për të neutralizuar të riun e për të shmangur çdo lloj incidenti.
Forcat Shqiponja bënë evakuuimin e të gjitha familjes, e cila po ashtu ishte në katet e sipërme të banesës, duke penguar procesin e shembjes.