Emanuela Morini, gruaja e balerinit Ilir Shaqirit ka komentuar puthjen e shumëfolur mes Ilirit dhe aktores Arjola Demiri. Ajo ishte në lidhje me “Skype” në emisionin “Wake up” mëngjesin e sotëm, ku u shpreh se është e shqetësuar për komentet negative nga njerëzit, dhe thekson se ishte vetëm një puthje skenike dhe asgjë personale.
Ajo thekson se e mirëkupton shumë mirë puthjen e tyre, pasi ka qenë vetë aktore dhe ka kaluar disa skena të tilla. “Unë vetë kam qenë aktore dhe se di sa burra kam puthur në skenë, vetëm komentet na vranë, komente të liga. Im shoq nuk puthi Arjolën, ishte puthje brenda skenës së një filmi, nuk ka vlerë personale për të”, tha Emanuela.