Humbja ndaj Skënderbeut dhe vendi i fundit e kanë demoralizuar skuadrën e Kastriotit që ka nxjerrë nga vetja edhe trajnerin Ramadan Ndreu. Në përfundim të ndeshjes, tekniku i krutanëve shkoi te mbrojtësi i Skënderbeut, Leonat Vitija duke e goditur me shqelm futbollistin kundërshtar.
Ndreu u kap nga lojtarët por edhe nga vetë arbitri i ndeshjes Klodian Shahini.Një skenë e pazakontë, që me siguri do të përfundojë edhe në Komisionet Disiplinore si një ngjarje shumë e rëndë e që rrezikon të bëjë më të vështirë situatën e krutanëve nëse do të kenë për disa javë mungesën e teknikut në pankinë