Margaret Brown, një ganeze jeton në Britaninë e Madhe, tregoi historinë e saj si një nënë e vetme, duke u shprehur se një shqiptar u martua me të për letra e tani kërkon t’i marrë vajzën. Në një intervistë të gjatë për thuajse një orë ajo ka treguar gjithë historinë e jetës së saj. Duke folur në SVTV Africa, Margaret tregoi se shqiptari e la sapo mori letrat.
“Ai kishte një leje qëndrimi. Avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se si mund të bëhej rezident ishte po të bëhej me fëmijë. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion për të pasur një fëmijë me të. Unë e quaj vajzën time një bebe mrekullie sepse isha duke marrë kontraceptivë gjatë gjithë kohës. Kështu që nuk e mora vesh deri kur shkova në muajin e pestë,- i tha ajo gazetarit DJ Nyaami.
Margaret tha më tej se menjëherë pasi ajo lindi, ai e përzuri nga shtëpia e tij dhe nuk kujdesej për fëmijën. Për më tepër, shtoi se shqiptari kishte vënë njerëz që ta vëzhgonin në çdo lëvizje.
“Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna ka probleme mendore ose është e dhunshme. Ai është përpjekur të më bëjë të reagojë ndaj gjërave në mënyrë që t’i përdorë ato kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më vandalizoi makinën vetëm për të marrë një reagim kundër meje. Tani, gjithçka që dua është dikush që do të më ndihmojë me një apartament jashtë Londrës që të mos më gjejë më. Nuk kam nevojë për të, sepse ai gjithsesi nuk e ndihmon as me fëmijën,”– tha ajo në rrëfimin e saj.