Debati mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira vazhdon brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa së fundmi ka ndërhyrë Monika Lubonja. Teksa Shkira po diskutonte me aktoren tjetër, Arjola Demiri, Monika ndërhyri duke i shprehur konkurentes tjetër se historia u përmend jo për të sensibilizuar njerëzit, por për t’i dhënë një damkë Donaldit dhe të tjerëve që kanë punuar për të.
PJESË NGA BISEDA:
Einxhel: Historia ime me prindin tim ju erdhi keq, por kur tregoj një histori tjetër që m’ka vrarë, përse s’të vjen keq?
Monika: Për çfarë të më vijë keq, që ti shkon në një punë edhe nuk kërkon një kontratë? Ku je ti në 2021-2020?
Einxhel: Po ik o Monika do më tregosh ti penalizimin. Iki unë se historia ime do më penalizojë. Nuk më plas fare nëse kam përmendur njerëz të tjerë.
Monika: Por për çfarë e nise ti këtë histori? Ti e nise për të sensibilizuar gjënë që të kanë bërë ty? Jo! Ti e nise për t’i dhënë një damkë atij dhe atyre njerëzve të tjerë.
Sherri mes tyre nisi disa javë më parë, ku Shkira akuzoi Donaldin se për punën e saj në emisonin “Binjakët” të krijuar e ideuar nga dy vëllezërit Veshaj, nuk është paguar.