Vdekja e çiftit në Tiranë, banorët: Dy fëmijë panë të gjithë skenën e rëndë

0

Dëshmitarë të ngjarjes horror që ndodhi gjatë pasdites së djeshme në Tiranë kanë qenë dhe dy fëmijë të mitur, të cilët ishin duke luajtur poshtë pallatit në rrugën “Pjetër Budi”. Në një rrëfim, një prej banorëve shprehet se nipi i tij dhe një shok, vetëm 5-vjeçarë kishin qenë dëshmitarë të të gjithë skenës.

“Kam 65 vite që jetoj në lagje, nipi ka qenë duke luajtur me top në hyrjen e pallatit, ata janë tmerruar kur kanë parë dy kufoma, ka dalë vajza që ka marrë dy fëmijët, dhe i ka thënë që janë kukulla dhe jo njerëz. Kur erdhi brenda më tha që i dhimbte gjoksi. Unë isha brenda në banesë, kur erdhi vajza më tha se çfarë kishte ndodhur.

Nuk di gjë fare se kush hyn dhe kush del, administratorët e pallatit duhet të kontrollojë hyrjet, e ka mendjen te lekët dhe jo se te kush hyn dhe kush del. Megjithatë unë po them atë që di, unë jam shumë i indinjuar për këtë rast, çfarë nuk vijnë këtu o burrë, lloj lloj njerëzish”,- tha banori për gazetarin Fatjon Gjinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu