Vdekja e çiftit shqiptar në Itali/ Djali i tyre jep detaje mbi ngjarjen: Kishin me vete…

0

Djali i bashkëshortëve të ndjerë shqiptarë, Shpëtimi dhe Teuta Pasho, Taulant Pasho ka dhënë detaje të reja që mund të ndihmojnë autoritet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë marrjes në pyetje Taulant Pasho ka thënë se prindërit e tij mbanin me vete një shumë parash, që arrinte në disa dhjetëra, mijëra euro. Me zhdukjen e çiftit janë edhe paratë ishin zhdukur në mënyrë misterioze.

Taulant Pasho, 33 vjeç, i dëgjuar në burgun Como ku ai po mbahet për një tjetër akuzë, gjithashtu i ka dhënë përgjigje një sërë pyetjeve që i janë bërë në lidhje me ish-të dashurën e tij Elona Kalesha, e cila u hetua me të për vdekjen e çiftit së bashku me vëllain e saj Denis Kalesha.

Ai ka thënë se ka marrë përsëri nga Elona Kalesha, disa ditë pas zhdukjes së prindërve të tij, një shumë që ai i kishte dhënë asaj hua, që arrinte në disa mijëra euro.

Kujtojmë se eshtrat e çiftit shqiptar u gjetën dhjetorin e kaluar në disa valixhe të braktisura në buzë të një toke ngjitur me burgun Sollicciano, por ende nuk ka një autor të arrestuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu