Vdekja e elektriçistit, familjarët denoncojnë në media: Ndezën automatin përpara se të mbaronte punë!

0

BULQIZË- Familjarët e të ndjerit Ylli Boba, elektriçistit 33-vjeçar nga Bulqiza që humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës kanë dëshmuar rreth ngjarjes. Ata përmes një denoncimi në median JOQ kanë thënë se faji ka qenë i të tjerë personave për vdekjen e tij. Sipas tyre automati është hapur përpara se i ndjeri të mbaronte punë, edhe kjo në mënyrë tragjike sipas tyre ka shkaktuar vdekjen.

Denoncimi i familjarit:

Pershendetje, jam nje familjar i te ndjeret dhe nese eshte e mundur qe ky lajm qe keni nxjerr te jete sa me ii qart duke mos lene ne hije personat te cilet jane pergjegjes per humbjen e jetes se yllit.

E verteta esht qe ai ka rene ne kontakt me rrymen elektrike ashtu sic e ka nxjerr dhe ekspertiza. Papergjegjshmeria e te tjereve qe nuk e kuptojn rendesine e nje pune qe u caktohet , merr jeten e nje te pafajshmi. Nese doni mund te dergoj dhe foto te ekspertizes. Ju lutem, le ta bejme nje mesim per te pashpirtet qe mundohen me cdo menyre ta fshehin te vertete. Shkurt dhe qart gjate kohes qe aj po punonte te tjeret kane ngritur thikat e gabines pa u siguruar qe nuk ka punonjes ne shtylle.

Kur punohet ne te tilla raste ulen te gjitha automatet, ne perfundim te punes nis procedura e ngritjes se gjith automateve. Duke marr parasysh qe kan dashur ta heshtin si ceshtje , nese esht e mundur publikoji keto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu