Vdekja e Enisa Dodës, Indrit Bajraktari tentoi të largohej pasi doli në breg, pronari i motorit të ujit e qëlloi me grusht

0

Vijon të mbetet mister gjetja e trupit të pajetë të 17-vjeçares Enisa Doda në Velipojë.

Lidhur me ngjarjen u arrestua 25-vjeçari, Indrit Bajraktari i cili ka dhënë disa versione në polici.

Bajraktari dhe Enisa morën një motor uji dhe bënë një xhiro në det duke u larguar më shumë se dy orë ndërsa u kthye vetëm Bajraktari.

Duke qënë se xhiroja e tyre me motor vonoi u ngjallën dyshime tek pronarët të cilët u futën në det në kërkim të dy të rinjve.

Gjatë notit ata ndeshën Bajraktarin që po nxitonte të dilte në breg me not ndërsa u kishte thënë se Enisën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Pronartë e motorit dyshuan lidhur me deklaratën e të riut pasi ai kishte lënë në thellësi edhe motorin e ujit ndërsa nxitonte të largohej.

Ata e bllokuan të riun nga Postriba duke mos e lënë që të largohet derisa ka ardhur policia. Madje njëri prej tyre e ka goditur me grusht që të mos ikte, sepse 25-vjeçari kishte tentuar të largohej.

Në momentin kur policia mbërriti bëri arrestimin e të riut që dha disa versione lidhur me fatin e 17-vjeçares. Indrit Bajraktari prej pak kohësh kishte ardhur nga Anglia nga ku rezulton se është i martuar.

Momentalisht akuzohet për “shkaktim i vetëvrasjes”, “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu