Vdekja e Kërçiç/ Skënderbeu homazh për legjendën e klubit

0

Në fillim të këtij muaji, më datë 7 shkurt u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë, në moshën 63-vjeçare, Milutin Kërçiç, ish-lojtar i Skënderbeut dhe legjendë e klubit. Kërçiç e kaloi gjithë karrierën e tij si futbollist te Skënderbeu.

Sot në ndeshjen ndaj Vllaznisë klubi korçar ka vendosur t’i bëjë homazh Kërçiç. Në gardhin rrethues të tribunave është vendosur një poster i madh në kujtim të tij.

Kërçiç luajti në vitet 1970 me Skënderbeun dhe ishte një nga sulmuesit më të mirë në vendin tonë. Në sezonin 2010-11, ai ishte edhe pjesë e stafit teknik të klubit korçar, si dhe ndihmësi i parë i ish-trajnerit Shpëtim Duro.

Edhe me ardhjen e teknikut çek, Stanislav Levi, ai vazhdoi punën pranë skuadrës si ndihmës trajner dhe si përkthyes për lojtarët sllavë që luanin te kjo skuadër, duke pasur një meritë të madhe në suksesin e madh të Skënderbeut të atyre viteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu