Vdekja e minatorit / Prokuroria nis hetimet, shoqërohen në polici inxhinieri teknik dhe përgjegjësi i galerisë

0

Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat Inxhinierin teknik si dhe përgjegjësin e punimeve të galerisë ku humbi jetën minatori Muharrem Plaku.
Gjithashtu mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë ku minatori 61-vjeçar për 5 ditë ngeli i bllokuar brenda galerisë si pasojë e shkëputjes të një masivi shkëmbor.

Minatori i cili u gjet i vdekur pas 5 ditësh kërkime në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Sipas burimeve të “InfowebTv”, në momentin e shembjes së masivit shkëmbor, 61-vjeçar tentoi për tu futur në një boshllëk që t’i shpëtonte aksidentit por ishin të kota përpjekjet e fundit të jetës së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu