Vdekja e Papulias/ Berisha mesazh ngushëllimi: Ishte luftëtar i paepur i lirisë, i çmonte dhe i donte shqiptarët

0

Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Greqisë Karolos Papulias, ish-kryeministri Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij përmes një postimi në Facebook ku shkruan se ai ishte mik që i donte dhe i çmonte shqiptarët.

Berisha në mesazhin e tij e quan një luftëtar të paepur dhe qëndrestar trim ndaj pushtimeve të huaja dhe regjimeve diktatoriale.

Postimi i Berishës:
Mesazh ngushellimi!
Te dashur miq, ish Presidenti i Greqise, Karolos Papulias u nda nga jeta.

Ish presidenti Papulias ishte nje shtetar i shquar qe i sherbeu per dekada vendit dhe kombit te tij.

Ai ishte nje luftetar i paepur i lirise dhe nje qendrestar trim ndaj pushtimeve te huaja dhe rregjimeve diktatoriale ne vendin e tij. Shqiptaret kane patur tek ish presidenti Papulias nje mik te vertet qe i donte dhe i çmonte.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjareve te tij dhe autoriteteve te vendit te tij. R.I.P Amin! sb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu