Motra e azilkërkuesit shqiptar Leonard Farruku, i cili vdiq më 12 dhjetor në anijen “Bibby Stockholm” ka thënë se familja nuk mund të përballojë ta sjellë trupin e tij në vendlindjen e tij, Shqipëri.
Familja ka hapur një faqe online për mbledhjen e fondeve në përpjekje për të riatdhesuar trupin e 27-vjeçarit.
Motra e tij, Jola Dushku i tha BBC se tanimë po përbalet me një tragjedi të dyfshtë, pasi nuk kanë mundësi finaciare pëpr ta sjellë trupin në Shqipëri,.
“Nuk e dimë se sa kohë do të duhet që të mblidhen paratë”, tha motra e Leonardit, ndërsa shtoi se synon të mbledhë 10 mijë paund.
Sekretari i Brendshëm James Cleverly deklaroi pak ditë më parë se vdekja e papritur e Farrukut do të hetohej “plotësisht”.
Një raport që zbuloi se politika e strehimit të azilkërkuesve në anijen Bibby Stockholm ishte diskriminuese në bazë të moshës dhe gjinisë, u fshi nga faqja e internetit e qeverisë muajin e kaluar, dy ditë pasi u publikua. Një shënim në faqen e internetit thoshte se vlerësimi i ndikimit ishte “publikuar gabimisht”.
Qeveria ka refuzuar më parë të publikojë një vlerësim të ndikimit të barazisë për Bibby Stockholm.
Mjeku ligjor tha në një hetim se asnjë person tjetër nuk ishte i përfshirë në vdekjen e Leonard Farrukut, trupi i të cilit ndodhet ende në morg dhe se shkak i vdekjes është vetëvarja.