Nëna është e dyshuara kryesore si autore e vrasjes së tre vajzave të saj në Greqi. Çështja e vdekjes së tre fëmijëve në Patras është vënë para drejtësisë pas ndjekjes penale dhe arrestimit të nënës 33-vjeçares Roula Pispirigou. Gruaja është mbajtur gjithë natën në prokurori dhe pritet që të rrëfehet mbi atë çka ka bërë ndaj vajzave të saj.
“Pas 10 orësh marrje në pyetje, ajo do të rrëfejë për dy fëmijët e tjerë. Me shumë mundësi ajo nuk do të pranojë asgjë, por nga sa mund të vlerësohet, nëse do të pyetet për 8-10 orë, ajo jo vetëm do të rrëfejë se ku e gjeti ketaminën por edhe se si i vrau dy fëmijët e tjerë sepse jemi të bindur që edhe në vrasjen e dy fëmijëve të tjerë ka gisht…”- thonë autoritetet.
Mediat greke kanë zbuluar se ndaj vajzës 9-vjeçares janë kryer 9 tentativa për vrasje, pasi iu janë zbuluar ketaminë në gjak. Në trupin e fëmijës sasitë e ketaminës ishin 6 mg për litër gjak. Ketamina zhduket nga organizmat e gjallë në rreth një orë e gjysmë pas marrjes, që ndoshta do të thotë se personi që ia ka dhënë fëmijës e ka ditur këtë informacion Ketamina u zbulua në trupin e Georgina-s tre javë më parë. Lënda u zbulua në Laboratorin e Athinës dhe vlerësimi sasior u krye në Laboratorin e Toksikologjisë të Selanikut.
Pispirigou, u duk e gatshme për të ndihmuar në hetime. Mirëpo kur u njoftua nga policia se do të arrestohej ajo nuk pranoi të thoshte asgjë në polici. Ajo u dërgua në një vend të posaçëm për të kaluar natën në prani të dy punonjësve të policisë të cilët vëzhgonin çdo lëvizje të saj për të shmangur çdo veprim që do të rrezikonte edhe jetën e saj.
Në kuadër të hetimeve janë dy persona të cilët po merren në pyetje nëse kanë ditur diçka dhe pritet të thirren për dëshmi në ditët në vijim.