Vdekja tragjike me skaf e 17-vjeçares, arrestohet Bajraktari

0

Enisa Doda ëahtë 17-vjeçarja nga Burreli që gjeti vdekjen tragjike pasditen e djeshme në plazhin e Velipojës.

Në trupin e saj u konstatuan shenja dhune për shkak se e mitura ishte përplasur nga një skaf teksa notonte në breg.

Në pranga ka rënë Indrit Bajraktari, me origjinë nga Postriba. Ata kishin qenë sëbashku në skaf, por dyshohet se vajza kishte rënë dhe ai i kishte kaluar sipër.

Policia e raportoi vajzën si të mbytur në njoftimin e “thatë” që kishte shpërndarë për mediat.

Njoftimi

Velipojë/Shkodër: Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu