GREQI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur mevdekjen e foshnjës 5-muajshe në Paro të Greqisë, ku nën hetim janë prindërit shqiptarë të fëmijës. Bazuar në ekspertizën mjeko ligjore, mediat vendase shkruajnë se shkak i vdekjes mbetet ende mister, ndërkohë që priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike.
Dy pistat kryesore të hetimit janë goditja nga nxehtësia ose mungesa e aspirimit, pasi ka dyshime që çifti të ketë lënë në makinë fëmijën. Ndërkohë Prokuroria në Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës, të cilët dyshohet se e lanë atë të ekspozuar në diell për një kohë të gjatë.
Siç raportohet babai do të japë sot pasdite shpjegime në orën 18:30, ndërsa nëna ka kërkuar afat nga hetuesi dhe pritet të përgjigjet të enjten në mëngjes. Ata do të sqarojnë rrethanat në të cilat u gjet foshnja pa shenja jete.