Vdes 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve/ Zbardhet dinamika e aksidentit. Arrestohet shoferi

0

Zbardhet dinamika e aksidentit të një dite më parë që i mori jetën një 39-vjeçari nga Korça. Burimet bëjnë të ditur se të dy mjetet po udhëtonin nga Pogradeci në drejtim të Korçës, kur në afërsi të fshatit Bulgarec mjeti tip Benz me drejtues Nertil Satellari, për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës ka rrëshqitur në rrugë duke humbur kontrollin.

Në këto kushte gjithnjë sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit të blinduar të Postës, për të shmangur përplasjen është spostuar djathtas, lëvizje që ka sjellë edhe goditjen nga ana e Benz-it, pasi ai po devijonte në rrugë në mënyrë të pakontrolluar.

Goditja ka spostuar në mënyrë të menjëhershme mjetin e Postës duke u përplasur fillimisht me kangjellat e një ndërtese në anë të rrugës dhe më pas goditja fatale për 39-vjeçarin Kristi Plluska erdhi nga përplasja me një pemë aty pranë.

Për aksidentin, policia shoqëroi dhe më pas arrestoi 29-vjeçarin Satellari me akuzën shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 39-vjeçari baba i dy fëmijëve të mitur, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku u dërgua me helikopter në gjendje të rënduar shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu