E bujshme. Zbardhet pas 34 vitesh vrasja e kryeministrit suedez

0

Prokurorët suedezë deklaruan më në fund atë që po priste bota: Ata e dinë se kush e ka vrarë kryeministrin suedez, Olof Palme në vitin 1986.

Por i dyshuari ka vdekur.

Prokurorët thanë se autori është Stig Engstrom, i njohur edhe si ‘Skandia Man’. Ai ka vrarë veten në vitin 2000.

Kryeministri u vra teksa dilte nga një kinema me të shoqen. Autori kundërshtonte pikëpamjet e majta që kishte kryeministri.

Në kohën e vrasjes u spekulua gjerësisht se autori mund të kishte vepruar nisur nga baza ideologjike.

Palme kishte mbështetur qeveritë komuniste në disa vende dhe kishte dalë kundër SHBA për luftën në Vietnam.

Në Suedi, ai hodhi bazat për barazinë gjinore dhe kundërshtoi planet për energjinë bërthamore. Ai u përplas jo pak herë me drejtuesit e biznesit dhe të ushtrisë.

Palme doli edhe kundër apartejdit dhe kishte dyshime se mund të ishte vrarë nga shërbimet sekrete të Afrikës së Jugut.

BBC shkruan se Palme u qëllua në shpinë teksa po kthehej në shtëpi me të shoqen. Ai i kishte lënë të lirë truprojat e tij më herët gjatë ditës.

Vrasja ndodhi në një rrugë të populluar dhe shokoi Suedinë.

Engstrom ishte një nga njerëzit që dëshmoi për vrasjen. Ai gënjeu duke thënë se kishte tentuar ta sillte në jetë kryeministrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu