Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

0

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht në Teksas, SHBA, pasi nëna e saj dyshohet se e ka lënë në makinë për 8 orë.

Policia mori një telefonatë për një fëmijë në dukje pandjenja, brenda një makine të bardhë në një parking. Pas ndërhyrjes së efektivëve, vajza e vogël u dërgua në spital, ku u shpall e vdekur.

Nëna 36-vjeçare dyshohet se e la të bijën në makinë në parkingun e fabrikës ku punonte. Ajo kishte lënë i dritaret pjesërisht të ulura dhe një gotë me ujë në automjet, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përballuar vapën.

Autoritetet thanë se nuk ishte e qartë nëse vajza u kontrollua gjatë gjithë ditës apo nëse doli nga makina në një moment të caktuar. Në xhamin e përparmë kishte një tendë dielli, e cila mund t’i ketë penguar kalimtarët të shihnin vajzën e vogël brenda.