Vdes babai në Infektiv/Dy vajzat plasin bombën: E lanë në karrige, mos i sillni prindërit këtu, kemi prova nga brenda, ”jepni para”

0

Dy vajzat e një pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, kanë thënë se u janë kërkuar para që babanë ta nxirrnin nga Infektivi në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit. Vajzat e Rifat Lalos  shprehen se kanë prova që vërtetojnë se babait të tyre nuk i janë bërë as skaner dhe asnjë trajtim mjekësor.

Deklarata:

Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe tghoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu