Një person, i cili ishte gjetur në një nga rrugët në Tiranë në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka ndërruar jetë në spital.
Policia bën me dije se viktima nuk është identifikuar, por dyshohet të jetë i moshës rreth 55-vjeçare.
Policia thotë se gjatë këqyrjes paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”.