Vdes papritur gjatë çerekfinales Holandë-Argjentinë gazetari amerikan. Dyshimet

0

KATAR- Një gazetar i njohur futbolli nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar. Grant Wahl, 48 vjeç, u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Argjentinë-Holandë të premten në mbrëmje. Raportet e hershme sugjerojnë se ai pësoi “shqetësim akut”, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas BBC, Muajin e kaluar, Wahl u arrestua shkurtimisht nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave LGBT.

Vëllai i tij, Eric Wall, shprehu dyshime pasi tha se vëllai i tij ishte i shëndetshëm dhe ai i kishte treguar se kishte marrë kërcënime për jetën.

“Nuk mund ta besoj që vëllai im vdiq kështu. Besoj se e vranë. Dhe unë ju lutem për çdo ndihmë”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

Në një postim në Twitter, gruaja e Wahl, Céline Gounder, tha se ishte në “shok të plotë”, duke shtuar se ishte “shumë mirënjohëse” për mbështetjen që kishte marrë nga miqtë.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl. Grant ishte i njohur për dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe ishte në Katar për të mbuluar Kupën e tij të tetë të Botës FIFA.” -tha një zëdhënës i organit të Katarit përgjegjës për planifikimin e Kupës së Botës, Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë.

“Ai u sëmur në tribunën mediatike të stadiumit “Lusail”, gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës. Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore në vend, e cila vazhdoi pasi u transferua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu