Vdes tragjikisht gardianja që ndihmoi të burgosurin të arratisej pas marrdhënies intime

0

Ka përfunduar në mënyrë tragjike aventura e një gardiane dhe të burgosurit, që ajo e ndihmoi të arratisej pas një raporti të dyshuar intim mes tyre.

Ish-oficerja e burgjeve në Alabama, Vicky White, ka vdekur nga plagët që dyshohet se i ka shkaktuar vetes, pasi ajo dhe i burgosuri i arratisur Casey White u arrestuan në Indiana më herët të hënën, tha për CNN Sherifi Dave Wedding i Vanderburgh County.

Ajo u shtrua në spital më herët me plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri pasi u mor në paraburgim pas një ndjekjeje me makinë në Evansville, Indiana , thanë më parë Marshallët e SHBA për CNN. Plagët e saj ishin “shumë të rënda”, tha Wedding në atë kohë.

Asnjë oficer nuk qëlloi me armë gjatë aksionit për kapjen e saj, ndërkohë që arratia e çiftit zgjati për 11 ditë.

Përpara se të pasonte ndjekja, oficerët që kryenin vëzhgimin panë Vicky White duke dalë nga një hotel me një paruke, më pas ajo dhe Casey Ëhite hipën në një makinë dhe u larguan.

Autoritetet vazhduan ndjekjen e tyre, derisa një prej hetuesve u futën në mjetin e tyre Cadillac, i cili gjatë tentativës për t’u larguar u përmbys.

Oficerët ishin në gjendje ta hiqnin të burgosurin nga makina e shkatërruar, por Vicky Ëhite u kap brenda me një plagë me armë zjarri në kokë, tha Keely.

Casey White thuhet se u tha oficerëve të ndihmonin “gruan e tij”, e cila kishte qëlluar veten në kokë,

Singleton tha se Casey White, 38 vjeç, do të kthehet në Alabama. I burgosuri përballet me akuza të mëparshme për vrasje. Vicky White, 56 vjeç, fillimisht u akuzua për lejimin ose lehtësimin e arratisjes në shkallën e parë dhe më vonë u përball me akuza shtesë për falsifikim dhe vjedhje identiteti.

“Ai do të jetë në një qeli vetëm,” tha Singleton. “Ai do të qëndrojë në pranga gjatë gjithë kohës, edhe sikur të na pasdisë për shkeljen e të drejtave njerëzore. Ai nuk do të dalë më nga ky burg. Unë ju siguroj për këtë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu